česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Autobusët e rinj, ekologjik të “Iveco”-s, në shërbim të Prishtinës

Më 11 janar 2017, pesëmbëdhjetë autobusë të “Iveco”-s nga Republika e Çekisë, zyrtarisht, iu dorëzuan kompanisë transportuese “Trafiku Urban”, të Prishtinës. “Iveco CZ” fitoi tenderin për furnizim me 30 autobusë për Kryeqytetin e Kosovës në një vlerë prej 5.9 milion eurove. Kontrata e parasheh edhe mundësinë e sjelljes së 21 autobusëve të tjerë. Paratë për këtë projekt janë siguruar nga një kredi e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Pjesa e dytë e furnizimit me 15 autobusë pritet të ngjajë në fund të janarit 2017. Përveç pajisjes plotësuese standarde, autobusët janë të pajisur edhe me klimë shumë funksionale, që janë në harmoni me standardet e emitimit “Euro 6”.   
 

Pranim - dorëzimi i autobusëve u bë në depon e kompanisë prishtinase “Trafiku Urban”, në praninë e kryetarit të Prishtinës, Ministrit të Financave, përfaqësuesve të BERZH-it, Ambasadorit të Çekisë, përfaqësuesve të “Trafikut Urban” dhe të medieve.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha: “Prezantimi i autobusëve të rinj shënon fillimin e reformës së madhe të transportit publik në Prishtinë. Ata do të ofrojnë një shërbim të qëndrueshëm dhe bashkëkohor për të gjithë qytetarët duke zvogëluar dukshëm ndotjen. Ky është investimi i parë publik komunal i BERZH-it në Kosovë. Kredia për autobusët do të kompletohet me një grant të ndihmës teknike”. Ai, po ashtu, tha se 51 autobusë nuk do të jetë numri përfundimtar. Prishtina ka nevojë për 160-200 autobusë për të siguruar transport të plotë publik. Komuna do të blejë gjysmën e tyre dhe gjysma tjetër do të sigurohet nga investitori privat. Ministri i financave, Avdullah Hoti, tha se mbështetja e komunave të Kosovës me kredi nga BERZH-i dhe institucionet bankare do të vazhdojë edhe në të ardhmen.  

Ambasadori i Çekisë, Ivo Šilhavý, tha: “Funksionimi i mirë i transportit publik dhe me mjedis miqësor ofron jetë të begat dhe të shëndetshme për një qytet. Unë, jam i kënaqur që transporti publik në Prishtinë është duke u transformuar në një sistem bashkëkohorë. Republika e Çekisë përkrahë Kosovën në rrugën e sajë drejtë BE-së. Kjo, nënkupton jo vetëm mbështetje politike por edhe përkrahje në përmirësimin e standardeve të jetës së qytetarëve. Falë investimit të BERZH-it, autobusët e rinj hyjnë në shërbim që tani. Më pak emitim dhe më pak zhurmë, më shumë besim dhe rehati – kjo është porosia që sjellin këta autobusë”.      

Jiří Škeřík, menaxheri i “Iveco CZ” për Ballkan, vlerësoi bashkëpunimin me partnerin kroat, në këtë tender, dhe konfirmoi negociatat në plotësimin e kontratës për 21 autobusë te tjerë. Ai, po ashtu shprehu shpresën se kjo kontratë do të ngrit mundësitë për të porositur më shumë autobusë të “Iveco CZ” për qytetet e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor.   

Transporti publik në Prishtinë dhe në Kosovë ofron mundësi të rëndësishme për ngritje. Autobusët e tashëm që punojnë në Kosovë, kryesisht janë automjete të përdorura dhe të importuara nga vendet e BE-së, kushtet teknike të të cilave nuk i plotësojnë kërkesat për punë të padëmshme. 

Blerja e autobusëve të rinj, për Prishtinën, u bë ngjarje e madhe që tërhoqi vëmendjen e medieve që nga dita e nënshkrimit të kontratës në shtator 2016. Ardhja e autobusëve në Kosovë, në fund të dhjetorit 2016, u vëzhgua nga mediet dhe natyrisht koha e parapëlqyer ishte pranim - dorëzimi i autobusëve më 11 janar 2017, që u vazhdua me një gjiro të autobusit me mysafirë dhe gazetarë, nëpër qytet.

 

Galleries


New green buses Iveco to serve Kosovo´s capital Pristina