česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size Facebook logo LinkedIn logo

Afaristët kosovarë kanë shikim pozitiv në tregun e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës prezantoi para bashkësisë së biznesit, korit diplomatik dhe të medieve  një studim nga hulumtimi, në Q2 2016, i mjedisit ciklik të biznesit. Hulumtimi ishte përqëndruar në tendencat e pritjeve në fushat kryesore të korporatave ekonomike në një të ardhme të afërt dhe Indeksin e Besueshmërisë së Biznesit me qëllim të ofrimit të zhvillimit aktual të ekonomisë kosovare. 
 

Studimi është bërë çdo çerek viti që nga 2013-ta. Hulumtimi ka përfshirë të dhënat e siguruara nga 387 kompani kosovare nga sektori i tregtisë,  prodhimit dhe shërbimeve industriale. Të dhënat ishin mbledhur nga zyrtarët e Odës ndërsa vlerësimi është bërë nga ekspertët gjerman dhe ata holandez. Rezultatet e studimit do të lejojnë që Qeveria të përmirësojë këndvështrimin e tashëm për gjendjen ekonomike dhe të identifikojnë ndryshimet në ciklin ekonomik. Në mënyrë metodologjike, hulumtimi, është bazuar në propozimin e Institutit Gjerman për Hulumtime Ekonomike IFO.

Shënime interesante:

Gadi 45% e ekzekutivit, për gjashtë muajt e ardhshëm presin zhvillime pozitive në treg për kompanitë e tyre, 46 %  besojnë se gjendja do të jetë stabile dhe vetëm 9 % presin trende më të kqija afariste në treg.

Menaxherët e kompanive nga industria e prodhimit kanë shikim më pozitiv për përparim/përfitim të kompanive të tyre. Menaxherët e firmave afariste dhe të kompanive nga sektori i shërbimeve shohin ndonjë zhvillim të mëtejmë, më shumë konservativ.

Komplesi i Indeksit të Besueshmërisë së Biznesit të veprimtarive afariste ka rënë në 6 % në kuartalin e dytë, krahasuar me atë Q1 2016, por ende ka mbërri 16.1 % që ishte një e dhënë më e lartë për kuartalin e dytë që nga viti 2013, dhe tregon që pritjet e menaxherëve për zhvillimin ekonomik janë pozitive.

Më shumë se 30%  e kompanive përcepton gjendjen e tashme ekonomike të kompanive të tyre të mirë, 54% të jetë e knaqëshme dhe vetëm 16% të jet e paknaqshme. Shikimi i kushteve dhe të përfitimit të kompanive është përmirësuar krahasuar me vitin 2015.

Më shumë se 27%  e kompanive planifikojnë të rekrutojnë punëtorë të rinjë në muajt e ardhshëm, 68% planifikojnë të mos e ndërrrojnë numrin e punëtorëve dhe vetëm 4% e menaxherëve do të zvogëlojnë numrin e të punësuarëve. Edhe pse shikimi i përgjithshëm i menaxherëve në zhvillimin e mëtejm të punësimit është më pak optimist, krahasuar me Q1 2016, edhe  më tej reflekton pritjet pozitive për të ardhmen.

 

Galleries


Business Confidence Index