Ambasada Çeke dhe shënimi i „Ditës së Evropës, 9 maj 2026“
30.04.2026 / 18:33 | Aktualizováno: 30.04.2026 / 18:34
Me rastin e Ditës së Evropës, ambasadori i Republikës Çeke, Bohumil Mazánek, vizitoi shkollën e mesme "Remzi Ademaj" në Prizren.
Për nxënësit e klasave të 11-ta dhe 12-ta, si dhe për stafin pedagogjik, ambasadori shpjegoi shkurtimisht historikun e Ditës së Evropës dhe anëtarësimin e Çekisë në BE që nga viti 2004. Gjithashtu rikonfirmoi mbështetjen e plotë për synimet e Kosovës për t'u bërë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.
Pjesë e kësaj vizite ishte edhe një kuiz mbi Bashkimin Evropian, i përgatitur nga Delegacioni i BE-së në Kosovë.
Takimi u përmbyll me disa pyetje-përgjigje, ku nxënësit shfaqën interes të veçantë rreth anëtarësimit në BE. Ata vlerësuan lart mundësinë e lëvizjes së lirë pas liberalizimit të vizave më 1 janar 2024, si dhe mundësitë që ofron programi Erasmus+ për studime jashtë vendit.