česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Ambasada e Çekisë
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Udhëheqësi i Misionit u prit në takim lamtumirës nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Më 21 qershor, udhëheqësi i Ambasadës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek, është pritur në takim lamtumirës nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Pavel Bílek falënderoi ministren për bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm. Ai theksoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe, ku kontaktet janë intensifikuar në periudhën e fundit dhe janë realizuar një sërë vizitash dypalëshe, të nivelit të lartë. Shumë e suksesshme ishte vizita e ministres së punëve të jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, në Republikën Çeke në fillim të qershorit. Udhëheqësi i Ambasadës Çeke informoi se Republika Çeke po e përcjell me shumë vëmendje krizën aktuale në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi nevojën për hapa që çojnë në uljen e tensioneve dhe kthimin në tryezën e bisedimeve, të cilat duhet të mundësojnë përmbushjen e marrëveshjeve të këtij viti të arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.