Çmim për artisten e re kosovare - pjesëmarrëse të Konkursit Ndërkombëtar të Artit për Fëmijë “Lidice 2024”
17.06.2025 / 14:33 | Aktualizováno: 17.06.2025 / 14:38
Më 16 Qershor 2025 , ambasadori çek në Kosovë, z. Bohumil Mazánek, ndau një diplomë nderi për nxënësen dhe piktoren e re kosovare Rajana Hasani, për veprën e saj artistike të përfshire në edicionin e 52- të të konkursit Ndërkombëtar të Artit për Fëmijë, “Lidice 2024”.
Morën pjese 12,946 artistë të rinj nga 81 vende te botes, ndërsa juria ndau 1,343 çmime. Ambasada e Çekisë në Prishtinë shprehu krenarinë për suksesin e nxënëses kosovare, që ishte një nga përfaqësueset e dalluara në këtë ngjarje ndërkombëtare.
Autorja e piktures Karavan, Rajana Hasani, nga shkolla “2SHMU në Vushtrri, mori diplome nderi nga ambasadori Mázanek, në prani të babait të saj, mësuesit, drejtorit të shkollës si dhe një përfaqësuesi nga Departamenti i Arsimit në Komunën e Vushtrrisë.
Pjesëmarrja, përfshirë edhe ndarjen e çmimit të piktores së re, dëshmon interesimin e vazhdueshëm të nxënësve kosovarë për shkëmbimet kulturore dhe artistike me Republikën Çeke. Drejtori i shkollës shprehu krenarinë për arritjen dhe suksesin e nxënësve të tij dhe u shpreh shumë i kënaqur me entuziazmin e tyre për veprimtari krijuese.