Ambasadori i Republikës Çeke vizitoi dyqanin e ri të shitjes së armëve të kompanisë „Colt CZ Group“
19.05.2026 / 12:21 | Aktualizováno: 19.05.2026 / 12:52
Ambasadori i Republikës Çeke, Bohumil Mazánek, vizitoi në Pejë, me ftesë të pronarit të
kompanisë AFSA Arms, dyqanin e ri të shitjes së armëve me markë „CZ“ (Česká
zbrojovka) të grupit Colt CZ Group.
Pika shitëse u hap zyrtarisht më 8 maj 2026 në prani edhe të përfaqësuesve të
kompanisë Česká zbrojovka. Ky është dyqani i 9-të me radhë i armëve të kësaj marke
në botë.
Në shitore ofrohet shume lloje pistoletash dhe pushkësh të markës CZ, përfshirë armët e
gjata, pushkët e gjuetisë si dhe pistoletat për qëllime sportive dhe qitje për mbajtësit e
lejeve të armëve, për pjesëtarët e trupave të sigurisë, policisë, shërbimit korrektues dhe
Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Kompania AFSA Arms është bërë shitëse e certifikuar e markës „CZ“.

