česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Mbrëmje poetike e Shoqatës së Miqësisë Çeko-Shqiptare me mjeshtrat e muzikës dhe poezisë

Shoqata e miqësisë çeko-shqiptare, e themeluar nga komuniteti aktiv i studentëve shqiptarë në ish-Çekosllovaki, me mbështetjen e Ambasadës Çeke në Tiranë, organizoi një mbrëmje muzikore e poetike me kompozimet e mjeshtrave klasikë çekë të ndërthurura me interpretimet e disa poezive nga autorë të dy vendeve.

Mbrëmja e veçantë u zhvillua në Ditën e Shën Wenceslas-it, më 28 shtator 2023 në sallën e bukur “Çesk Zadeja” të Universitetit të Arteve në Tiranë, në prani të të ftuarve të shumtë.

Një kuartet flauti interpretoi ‘Humoresque and Slavic Dances’ nga Antonin Dvořák, si dhe Suite nga Leoš Janáček. Soprano Erina Balla dhe pianistja Suada Haka interpretuan ariet e paçmueshme të A. Dvořák Dejte klec jestřába ze zlata ryzího, Gypsy song, dhe To the moon dhe Kdo v zlaté struny zahrát zná nga Karl Dobr. Të ftuarit shijuan gjithashtu Scherzo Divertiment nga Bohuslav Martinů dhe Dy Skica nga Klodian Qafoku interpretuar nga kuarteti me solisten e flautit Jonela Golemi e shoqëruar nga pianistja Suada Haka. Kompozimet muzikore të artistëve çekë u kënduan në mënyrë të mrekullueshme në gjuhën mëmë.

Pjesët muzikore u pasuan nga interpretimet poetike. Të ftuarit shijuan Udhëtimin në shtëpi (Cestička k domovu) nga Karel Rais, Për pak dashuri (Za trochu lásky) nga Jaroslav Vrchlický, si dhe Fjalët e Qiririt të Naim Frashërit, secila në origjinal, e pasuar nga përkthimi në gjuhën shqipe/çeke. Leximi i njëkohshëm i poezive shpërfaqi tiparet unike të çekëve dhe shqiptarëve dhe konfirmoi lidhjen e thellë shpirtërore universale që krijon poezia.

Në mbyllje të aktivitetit, ambasadori Karel Urban falënderoi artistët dhe veçanërisht drejtoreshën ekzekutive të shoqatës së miqësisë çeko-shqiptare, znj. Anila Shehi.

Mbrëmje poetike e Shoqatës së Miqësisë Çeko-Shqiptare