česky  english  shqip 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Koncert gala i vendeve të Vishegrad-4 për të shënjuar 20-vjetorin e anëtarësimit në Bashkimin Europian

Me rastin e 20-vjetorit të anëtarësimit njëherazi në Bashkimin Europian, ambasadat e vendeve të Grupit të Vishegradit (Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Polonia) organizuan një koncert gala më 2 maj 2024, me vepra nga autorët më të njohur të muzikës klasike nga ky rajon i Europës. Këta kolosë të muzikës klasike, jo vetëm që ndikuan qenësisht identitetin kulturor të vendeve të Vishegradit dhe muzikën mbarëbotërore, por patën ndikim edhe nga veprat e njëri-tjetrit. 

Në programin e koncertit, i drejtuar nga kompozitori i njohur shqiptar, profesor Aleksander Peçi, u përfshinë vepra të përzgjedhura nga Antonín Dvořák, Bedřich Smetana, Fryderyk Chopin, Jan Nepomuk Hummel, Ferenc Liszt, Ignacy Jan Padereëski dhe Eugene Suchona. Koncerti i suksesshëm në sallën e mbushur plot të Radio Televizionit Shqiptar përfundoi me Odën e Gëzimit nga Ludwig van Beethoven nën dirigjimin e Herbert von Karajan.  

Koncert gala i vendeve të Vishegrad-4

Koncert gala i vendeve të Vishegrad-4

Koncert gala i vendeve të Vishegrad-4

Koncert gala i vendeve të Vishegrad-4

Koncert gala i vendeve të Vishegrad-4

Koncert gala i vendeve të Vishegrad-4

Koncert gala i vendeve të Vishegrad-4

Koncert gala i vendeve të Vishegrad-4