česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: unknow
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Pranverës në Pragë nis më 12 maj

Edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Pranverës në Pragë do të nisë më 12 maj deri më 2 qershor në Çeki. Artistë të mirënjohur, si dhe të rinj nga gjithë bota, do të marrin pjesë në Festivalin e Pranverës tashmë të kthyer në traditë e që përfshin mbi dyzet koncerte dhe evente të organizuara në Rudolfinum dhe hapësira të tjera të Pragës.
 

Artistët e famshëm përfshijnë dirigjentin Klaus Mäkelä, violinistin karizmatik francez Antoine Tamestit dhe personalitete të shquara, si dirigjentët Daniel Harding, Christoph Eschenbach dhe Tomáš Netopil. Shfaqje do të japin pianistët Mitsuko Uchida, Igor Levit, Víkingur Ólafsson, Cédric Tiberghien, Joonas Ahonen, violinistët Isabelle Faust, Frank Peter Zimmermann dhe këngëtarët Magdalena Kožená dhe Simona Šaturová.

Festivali do të përkujtojë edhe 100-vjetorin e transmetimit radiofonik të transmetuesit publik kombëtar të Radios Çeke përmes një koncerti nga Orkestra Simfonike e Radios Çeke me dirigjentin Cornelius Meister dhe violinistin Jan Mráček, koncertmaestro i Filarmonisë Çeke.

Konkurset do të jenë pjesë përbërëse e Festivalit dhe do të jepen çmime. Muzikantët e rinj do të garojnë në kategoritë e violës dhe trombonit. Ndërkohë, raundet finale të garave dhe shpallja e rezultateve do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Festivalit të Pranverës së Pragës (youtube.com/PragueSpringFestival) dhe në profilin e Facebook të Konkursit Ndërkombëtar të Muzikës Pranvera e Pragës. (facebook.com/PragueSpringCompetition).

Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit të Pianos Rudolf Firkušný do të prezantojë pesë pianistë nga bota dhe dy pianistë vendas në pesë koncerte në Sallën Dvořák të Rudolfinum dhe një në Sallën Bohuslav Martinů në Akademinë e Arteve Performuese. Artistët e rinj do të luajnë një rol të veçantë gjatë vitit 2023.

Do të ketë edhe botime unike për historinë e festivalit që nga fillimi i tij deri në vitet 2020 dhe 2021. Ndërsa do të dalë për shitje edhe një CD me pjesët më të mira të Festivalit të Pranverës në Pragë. CD-ja mund të gjendet dhe në Apple Music dhe Spotify, përveç kanaleve të rregullta të shpërndarjes.

Për më shumë informacion mbi Festivalin dhe biletat, ju lutemi shkoni në faqen zyrtare: https://www.prague.eu/da/begivenhed/32157/prague-spring-international-music-festival-2023#