česky  english  shqip 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ambasadori Karel Urban merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të shtretërve spitalorë çekë për Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Ambasadori i Republikës Çeke, SHTZ. Karel Urban, i dorëzoi drejtoreshës së Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Prof. As. Albana Fico, shtretër spitalor dhe pajisje të tjera mjekësore të prodhuara nga kompania çeke Proma Reha. Produktet çeke janë dhuruar në kuadër të Bashkëpunimit Çek për Zhvillim në Shqipëri.

 

Ambasadori Urban informoi se Republika Çeke zbaton në Shqipëri çdo vit të paktën një projekt të ndihmës zhvillimore në sektorin e shëndetësisë. Këtë vit, përveç furnizimit me shtretër spitalor, ka mbështetur edhe prodhimin e protezave të gjymtyrëve. Vitin e kaluar furnizoi maternitetin “Koco Gliozheni” në Tiranë me një inkubator neonatal të teknologjisë së lartë të prodhuar nga kompania çeke TSE dhe një çantë transporti neonatal të prodhuar nga kompania EGO Zlín.

Republika Çeke ka një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në Bashkimin Evropian dhe është gjithashtu një prodhues tradicional i pajisjeve të ndryshme mjekësore.

Ndarja e njohurive dhe produkteve me Shqipërinë do të kontribuojë në zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomiko – tregtare mes Çekisë dhe Shqipërisë.

Ambassador K. Urban and councellor P. Vlk with director of Mother Tereza medical center (right) and director of onccology (left)

Ambassador K. Urban and councellor P. Vlk with director of Mother Tereza medical center (right) and director of onccology (left)

Supreta M bed

Supreta M bed

emergency transport and examination beds

emergency transport and examination beds